Stadiumi i Kukësit është në hapat final të ndërtimit. Prej pak kohësh, ndërtimi i tribunës nga ana perëndimore ka ndalur, jo për mungesë të fondeve por për shkak të rishikimit të planit.
Verilindorët projektojnë të kenë aty një hotel, restorant dhe sallë force për lojtarët, në grumbullimet që skuadra do bëjë për ndeshjet në Kukës.
Tanimë “Zeqir Ymerit” pritet t’I vendoset edhe tapeti, ndërsa kanë përfunduar së ndërtuari tre tribuna, me atë kryesore që ka gati të gjitha mjetet e nevojshme për një ndeshje futbolli.
Stolat dhe ndriçimi do vendosen pas pak javësh. Tanimë Bashkia e Kukësit ka nisur projektin e vendosjes së barit, me stadiumin që do ketë afërsisht 8 mijë vende dhe do jetë sipas të gjitha standarteve të FIFA-s. Afërsisht 5 milion euro pritet që të jetë kostoja finale e projektit./newsport/