Ndalohet një pjesëtar i grupit kriminal ‘Bajri’. Bëhet fjalë për shtetasin Nelson Hysa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim në shtator 2018 gjatë operacionit “OAZ”. Një lajm shokues ky për njeriun që ka derdhur shumë djersë në ring.

Kampioni shkodran është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Në historinë e gjithë sportit të boksit në vendin tonë, ai ka qenë më i miri.

Sot, 35-vjeçari akuzohet për kryerjen e disa veprave penale.

Pjesëtari i grupit ‘Bajri’ u vu në pranga mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë.

Gjatë veprimeve proceduriale policia sekuestroi një automjet “BMW Seria 3”.