Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha lajmin e hidhur për vdekjen e mjekut të klubit, Karles Minarro përmes në video të publikuar në faqen zyrtare.

“Do të doja të njoftoja në emër të FC Barcelona vdekjen e mjekut të ekipit të parë Karles Minarro, një njeri shumë i dashur nga të gjithë që ndërroi jetë këtë pasdite në kampin stërvitor të ekipit. Siç mund ta imagjinoni, lojtarët, stafi, trajneri… ishin të gjithë shumë të trishtuar dhe kishte një trishtim të madh.

Të gjithë e donim shumë. Ai vinte në të gjitha ndeshjet jashtë për t’u kujdesur për të gjithë lojtarët dhe kurrë nuk i tha jo askujt. Ai ishte një mjek i madh dhe një profesionist i madh. Na ka lënë të shkatërruar dhe në një ndjenjë shoku, sepse ishte kaq e papritur. Ne ramë në kontakt me nënën e tij dhe gruan e tij për t’i shprehur ngushëllimet tona dhe për t’i mbështetur ata.

Karles ka lënë pas dy fëmijë Gerard dhe Anna. Duhet të kërkonim shtyrjen, lojtarët ishin shumë të prekur dhe nga respekti për Karles Minarron, familjen e tij dhe të gjithë stafin, trajnerin dhe anëtarët e bordit, menduam se gjëja më e mirë ishte shtyrja e ndeshjes Do të doja të falënderoja të gjithë ata që ishin përgjegjës për këtë vendim për mirëkuptimin e tyre, sepse mendoj se bëmë gjënë më të mirë dhe morëm vendimin e duhur”, tha Laporta.