Mark Andre Ter Shtegen do të mbetet futbollisti i Barcelonës deri në vitin 2025.
Mediat spanjolle shkruajnë se gardiani gjerman do të rinovojë kontratën edhe për 3 vite të tjera me klubin blaugrana.
Duke parë vlerat e mëdha që ka në portë, kampionët e Spanjës nuk dëshirojnë që të bëjnë mëkat duke shitur Ter Shtegenin duke parë që shumë klube të mëdha të futbollit ëndërrojnë ta rrëmbejnë gjermanin.
Ter Shtegen konsiderohet një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe i ofron garanci Barcelonës në portë.