Me vonese por me ne fund “nderi shkon ne vend”. Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta diten e sotme ka nderuar dy prej ikonave te sportit shkodran dhe atij shqiptar me titullin e larte “Mjeshter i Madh”.

Behet fjale per trajnerin e shquar te atletikes Vildan Tufin dhe ish- futbollistin e Vllaznise, Partizanit dhe kombetares shqiptare Ferid Rragami.

Ne fakt, ky ishte “nje borxh” per t’u shlyer sepse qe prej vitit te kaluar u ishte premtuar nje nderim i tille gjate ceremonise se 100 vjetorit te Shoqnise Vllaznia.

Ndoshta duhej te ishin nderuar ne ate ceremoni te zhvilluar ne teatrin “Migjeni”, edhe para disa te tjereve, por keshtu ndodhi. Megjithate nga sot si Tufi ashtu edhe Rragami jane “Mjeshtra te Medhenj”.

Vleresimi per ta eshte bere ne nje ceremoni te zhvilluar ne presidence, ku Meta vleresoi kontributin e ish futbollistit Ferid Rragami per Vllaznine dhe kombetaren Shqiptare si dhe punen dhjetravjecare te Vildan Tufit si atlet dhe trajner i dhjetra sportisteve.

Ky i fundit ka nxjerre nga duart e tij tre sportiste qe jane nderuar me titullin “Mjeshter i Madh” dhe prandaj vleresimi per te ka qene i vonuar. Po ashtu, edhe per Rragamin, ikonen e futbollit shkodran dhe shqiptar.
www.shkodrasport.com