Familja Bigza me shume siguri qe sot do te jene duke e kujtuar pjestarin e saj, Ramadanin, babain dhe bashkeshortin qe u mungon prej 5 vitesh. Megjithate data 21 mars eshte kujtuar gjithmone sepse eshte datelindja e tij.
Me kete rast, do ta kujtojme edhe ne, koleget e tij sepse Dani ishte njeri prej nesh. Ishte gazetari me shume pervoje qe dha shume per median dhe publicistiken shqiptar, ketu dhe ne Greqi ku ka jetuar qe pas nderrimit te sistemeve.
Pat lindur ne Shkoder me 21 mars 1952 dhe profesioni qe beri ne jete deri diten qe nderroi jete, ka qene ai i gazetarit. E ka filluar ne Radio Shkodra e “Jeta e Re”.
Ka vazhduar per vite me rradhe tek “Sporti Popullor” e “Sporti Shqiptar”, nderkohe qe pas viteve ’90 ka punuar ne gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoj deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor.
Ramadan Bigza nderroi jete me 28 maj 2016 por ne gazetaret sportive te Shkodres nuk do ta harrojme kurre ate. Respekti dhe mirenjohja do te jene gjithnje te pranishem tek te gjithe ne per kete figure te mirenjohur te publcistikes sportive shqiptare.
Gjergj KOLA