5 ish- alpiniste te Vllaznise jane nderuar diten e djeshme me “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ne nje aktivitet shume interesant te zhvilluar ne Llogara te Vlores.

Ne kete aktivitet kane qene te pranishem edhe përfaqësues së shoqatave të bjeshktarisë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Njekohesisht ka qene i pranishem edhe Presidenti Federatës së Bjeshkëtarëve të Kosovës Arianit Nikçi dhe ai sebashku me presidentin e FSHAlM Artur Guni kane shperndare disa “Mirenjohje” per ish-sportitet veteranë te klubeve te Vllaznisë së Shkodrës, Kastriotit i Krujës, 17 Nëntori i Tiranës, Përmetit, Tërbuni i Pukës, Flamurtari i Vlorës, Skënderbeut të Korçës, Korabit dhe Valbonës.

Pjese e ketij nderimi kane qene edhe 5 ish-sportiste e trajnere te ekipit te alpinizmit te Vllaznise dhe pikerisht Hasan Temali, Qemal Zaganjori, Kujtim Gjylbegu, Agim Haxhija dhe Burhan Kurti.

Po ne kete aktivitet, në emrin e veteranëve përshëndeti dhe Aleksandër Bojaxhiu, një nga ish alpinist dhe tranjer i Tiranës duke nderuar me një minutë heshtje të gjithë ata ishportistë që nuk jetojnë më.

Ndërsa përfaqësuesit e Klubit Taraboshi Shkodër dhe veteranët e Vllaznisë kishin përgatitur një flamur me nënshkrimet e të gjithë veteranëve të alpinizmit prezent ne këtë mbrëmje festive. Flamuri ju dhurua Z. Artur Guni, Presidentit të Federatës. Të nesërmen grupi përfaqësues i Taraboshi Shkodër vizitoi Kalanë e Kaninës, në fshatin me të njëjtin emër lindi Ismail Qemali, kryeministri i parë Shqiptar

Nderimi i ish- alpinisteve eshte hera e pare qe ndodh dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive sepse vlereson kontributin e tyre te jashtezakonshem qe kane dhene ne vite per kete sport./SHKODRA-SPORT.COM/