Ishte lene disi ne harrese ndoshta dhe ka ardhur momenti per ta nderuar. E kemi fjalen per ish- mundesin e Vllaznise Ali Murrizi. Me propozimin e deges se Shkodres, Shoqata Kombetare e Mundjes Shqiptare ka vendosur ta nderoje ate.
Per kete arsye, eshte zhvilluar ne Shkoder nje aktivitet simbolik ku kane marre pjese edhe shume veterane te ketij sporti. Nje gje e tille mesohet permes nje postimi ne rrjetet sociale nga kolegu i tij, Dilaver Cufi.
Nderkohe drejtuesit e Shoqates Kombetare te Mundjes i kane akorduar ish- mundesit te Vllaznise Ali Murrizi Medaljen e Merites “Nderi i mundjes shqiptare”.
Motivacioni i ketij nderimi eshte si me poshte: “Mundes i shquar i ekipit Vllaznia Shkoder dhe i ekipit tone kombetar. Kampion dhe fitues i vendeve te nderit ne kampionat kombetar, Kupa e Spartakiada Kombetare. Trajner i ekipit te pionereve dhe i te rinjve te Vllaznise”.
Kjo medalje mban ne fund firmen e presidentit te kesaj shoqate Enklajd Malo dhe e sekretarit te pergjithshem te saj Xhelil Cibaku. Dhe ne fakt Ali Murrizi e ka merituar kete nderim me kohe, per ate se çfare ka dhene per mundjen shkodrane dhe ate shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/