Gara është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të luhet apo jo futboll zyrtar në javën e ardhshme, ndërprerja e kampionatit, është pritur mirë nga disa ekipe dhe nga disa të tjera që i kishin në kulmin e formës jo.
Por, kjo ndërprerje u shërben katër nga skuadrave të Superiores…
Kukësi ka vuajtur mungesën e Vasil Shkurtajt apo dhe Emiljano Mustës që do të mungonin edhe sikur të luhej nesër.
Shkurtaj e Musta janë nga më të mirët në formacionin e skuadrës së Shehit, pa harruar edhe rikuperimin e plotë të Besar Musollit, lider në mesfushën kuksiane.
Te Bylisit rikthehen në formën e tyre më të mirë, Bicaj, Goxha e Ndreca, tre titullarë edhe këta mjaft të spikatur në pjesën e parë të garës./vipport/