Te Vllaznia kane marre “pushimet”. Nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares, ka bere qe stafi teknik i kuqebluve te vendose per t’i lene pak pushim lojtaret.
Per kete arsye, nga pasditja e djeshme dhe deri te marten, ato nuk do jene ne stervitje. Kjo u ka dhene mundesine edhe disa futbollisteve joshkodrane qe te udhetojne drejt familjeve te tyre.
Ekipi i Vllaznise ka qene i grumbulluar dhe behej gati per t’u nisur drejt stadiumit “Loro Boriçi” pasditen e djeshme per ndeshjen ndaj Laçit, kur ka marre lajmi se ndeshja ishte shtyre, pikerisht pas ndarjes nga jeta te futbollistit te Egnatias Raphael Dwamena.
Kjo ka bere qe planet e skuadres te ndryshojne dhe si rrjedhoje trajneri Osmani ka vendosur t’i lere pak kohe ne qetesi lojtaret e tij. Nje nderprerje e tille e kampionatit do te sherbeje me shume mundesi per rikuperimin e disa lojtareve qe kane probleme demtimesh.
Behet fjale per Malen, Smajlin, Spahine, Asanin, Cheshmedjiev e Becin. Po ashtu per rritjen e formes se Hakajt, Bruno Gomez e ndonje tjeter qe vjen nga demtimi. Te Vllaznia jane te bindur se ne momentin e rikthimit te ndeshjeve, skuadra do te jete me ne forme dhe rezultatet pozitive te saj do te vijne./SHKODRA-SPORT.COM/