Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e rradhës më 6 dhe 9 tetor ndaj Spanjës dhe Italisë dhe këto përballje kanë bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të ndërpresë kampionatet e futbollit. Kjo ndërprerje vjen në kohën e duhur për ekipin e Vllaznisë. Kuqeblutë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe disa prej sportistëve nuk kanë gjendjen e duhur fizike.

Pikërisht kjo periudhë dyjavore do t’i shërbejë trajnerit Cungu për të punuar më shumë me këta futbollistë për të rritur parametrat e tyre në mënyrë që në sfidën e rradhës me Flamurtarin ata të jenë të gatshëm për të luajtur. Shkodranët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 4 pikë në 4 ndeshjet e para të kampionatit kur në fakt mundësitë kanë qenë për më shumë por kryesisht ata janë humbur për gabime të vetë futbollistëve. Kalendari i skuadrës tashmë sa vjen e vështirësohet dhe për këtë duhet që futbollistët të kenë një formë sa më optimale.

© shkodrasport.com