Brazili është një nga vendet, ku Covid-19 ka përhapjen më të madhe. Në shtetin gjgant të Amerikës Latine, çdo ditë raportohen qindra të vdekur e mijëra të infektuar, duke shkaktuar një kaos në spitale dhe i siguruar virusit mundësi më të madhe përhapje. Futbolli është një nga aktivitetet, që e ka pësuar më shumë në këtë vend.

Nisja e sezonit të ri u shty me disa muaj e më pas, duke parë situatën disi të përmirësuar u vendos të fillohej ditën e djeshme. Megjithatë, gjithçka mund të anulohet për shkak të një rasti të paprecedentë në ndeshjen Sao Paolo-Goias.

Kjo ndeshje ishte gati të niste, por organizatorët e saj kanë vendosur të ndërpresin gjithçka për shkak se 10 lojtarë të Goias kishin rezultuar pozitivë në testet për Covid-19. Kështu, futbolli brazilian pëson sërish një goditje dhe mbetet të shihet sesi do të vendosin autoritetet në lidhje me vazhdimësinë e aktiviteteve sportive në vend.

Mbetet të shihet nëse ky i Goias është vetëm një rast i izoluar apo infektimi është më i gjerë, çka do të çonte sërish në mbylljen e sezonit, deri në përmirësim total të situatës. /vipsport/