Para sfidës me Kukësin në Kamzë, portieri Ilir Avdyli i skuadrës së Ernest Gjokës ka humbur vëllanë e tij në një aksident rrugor. Gjendja psikologjike e tij ka qenë mjaft e rënduar, e megjithatë portieri kosovar është sjellë me profesionalizëm dhe nuk e ka braktisur Kamzën në këto momente te vështira.
Sot, Masato Fukui, japonezi i skuadrës së Kamzës, golin që ka shënuar ndaj Luftëtarit ja ka dedikuar vëllait të Ilir Avdylit në shenjë përkujtimi për të.
Kjo ka shkaktuar emocione, jo vetëm në fushën e lojës dhe tek Avdyli, por edhe në shkallët e stadiumit që e kanë duartrokitur këtë gjest të mesfushorit me tipare sulmuese të skuadrës së Kamzës./vipsport/