Ka ndërruar jetë mbreme në moshën 50 vjeçare Artan Bushati, ish-trajneri i Shpresave të Shqipërisë, ish-futbollist i Vllaznisë. Si pasojë e një sëmundje të rëndë prej disa muajsh, ai nuk ka mundur dot ta superojë atë. Fillimisht është shtruar në Tiranë dhe më pas është kuruar në Itali. Artan Bushati ka drejtuar ekipin kombëtar U-21, por njëkohësisht edhe ekipet shqiptare të Vllaznisë dhe Elbasanit. Si një futbollist i dalë nga shkolla e futbollit shkodran, ai i është vlerësuar si një njeri me temperament të lartë, që i ka dhënë shumë sportit shqiptar. Klubi sportiv “Vllaznia”, por edhe e gjithë bota e futbollit përulet para këtij kolosi të futbollit shqiptar.
Bashkia Shkoder dhe Klubi i futbollit Vllaznia kane vendosur te zhvilloje homazhe ne nderim te tij pikerisht ne oret 12.00- 14.00 ne hollin e Prefektures se Qarkut Shkoder. Pas ketyre homazheve, arkivoli me trupin e tij do te drejtohen per ne varrezat e qytetit. Ndarja nga jeta e Artan Bushatit ne kete moshe sigurisht qe eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen shoket dhe miqte e tij por edhe futbollin shkodran dhe ate shqiptar per kontributin shumevjeçar qe ai ka dhene. Me kete rast, gazeta SHKODRASPORT.com ngushellon familjen e tij per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte. Pushofsh ne paqe profesor TANI!