Derbi Milan-Inter rrëmbeu një audiencë të madhe me ndeshjen e zhvilluar në ditën e djeshme. Sigurisht që orari i darkës do të ishte ideali për këtë takim, i cili për fatin e keq u zgjodh që të luhej në orën 18:00.

Një derbi që u dominua për 90 minuta nga zikaltërit, por fati ishte tërësisht me kuqezinjtë. Milani kaloi i pari në avantazh me anë të Rejinders, ndërsa në minutat e fundit, pasi shtylla dhe arbitri i kishte mohuar golin Interit, De Vrij barazoi për 1-1.

Por pavarësisht orarit jo shumë të përshtatshëm, Sky numëroi një rekord më vete sa i përket shikimeve. Rreth 1.6 milionë njerëz e shikuan takimin në këtë televizion me pagesë.

Kjo ishte ndeshja e dytë më shumë e shikuar për këtë sezon në Serinë A, ndërkohë që vendin e parë e mban takimi mes Interit dhe Juventusit. /Sport Ekspres/