Bylis do jetë kundërshtari i rradhës i Vllaznisë në Superiore. Ballshiotët që kanë kaluar një formë të mirë këtë fillim sezoni, pavarësisht humbjes së fundit kundër Tiranës, do ndeshen me kuqeblutë ditën e premte. Sfida që do luhet në “Loro Boriçi” në orën 17:45, pritet mjaft interesante mes dy skuadrave.
Ballshiotët rikthehen me një duel në Shkodër pas 1 viti mungesë. Kjo pasi sezonin e shkuar ishin pjesë e Kategorisë së Parë. Por kujtimet për ta nga qyteti verior për ndeshjen e fundit që kanë luajtur janë të gëzuara. Kjo pasi dueli i fundit i zhvilluar në Shkodër ka parë si fitues mallakastriotët.
Në sezonin 2020-21, më saktë në datën 12.03.2021, në javën e 24-të të edicionit, Bylis fitonte në Shkodër. Madje me përmbysje, ku golin e Dilaver për shkodranët e zhvlerësonin rrjetat e Spahiut dhe Beji për ballshiotët. Kjo për të vulosur në fund shifrat përfundimtare 1-2.
Një humbje që ndoshta ndikoi edhe në finalen e kampionatit, ku Vllaznia e humbi titullin kundër Teutës vetëm falë golavarazhit më të dobët. E një duel i tillë nuk sjell kujtime shumë të gëzuara, pavarësisht se tashmë çdo gjë i përket së shkuarës dhe fokusi është tek ndeshja që do luhet ditën e premte,
Endri ÇINARI