Kamza do të luajë ditën e shtunë, një ndeshje jetike për fatet e saj në Kategorinë Superiore, teksa do të presë në fushën e saj ekipin e Laçit, i cili po ashtu ka objektiva për Europën.
Ditën e sotme, një formë frymëzimi apo fati të mirë, Kamza duket se e ka marrë nga miset, nga Miss Summer World 2018, të cilat ishin duke pozuar në fushën e stadiumit të Kamzës.