Atmosfera e bukur, loja me rivalitet, golat, rastet e shumta dhe mbi 3 mije tifozet e pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”, bene qe ndeshja e pare Vorskla Kharkiv- Vllaznia te ndiqej me shume interes nga ata qe ishin ne stadium por edhe te tjeret nga ekrani i televizionit.

Vete rezultati 1-1 i sfides se pare, e ben edhe me interesante perballjen e dyte qe do te luhet te merkuren e ardhshme, me date 28 shtator, serish ne te njejtin stadium.

Por nderkohe per kete here, ekipi i Vllaznise si prites ka planifikuar nje orar tjeter per startin e kesaj ndeshje. Te merkuren e ardhshme nuk do te luhet ne oren 18:00 si ne ndeshjen e pare, por ne oren 16:00.

Arsyeja ka patur te beje me fillimin e uljes se temperaturave dhe per kete arsye, mendohet te jete me i pershtatshem nje orar i tille per startin e kesaj ndeshje.

Per ndeshjen e se merkures pritet qe interesimi te jete me i madh dhe te pranishem ne stadium mendohet te jene me shume sesa 3 mije tifoze qe ishin ne ndeshjen e pare./SHKODRA-SPORT.COM/