Kalendari i Federatës Shqiptare të Futbollit përcakton datat 29 nëntor dhe 13 dhjetor për ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në këto dy data, përballjet më interesante padyshim që pritet të jenë ato në mes Tiranës dhe Vllaznisë. Por ka një problem që ka lindur së fundmi. Ndeshja e parë, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”, nuk do të zhvillohet në datën e përcaktuar nga Federata.
Arsyeja është sepse një ditë më parë ekipi i Tiranës do të marrë pjesë në Kupën “Pavarësia” që do të zhvillohet në Korçë në datën 28 nëntor.Edhe në këtë edicion, që është i nënti do të marrin pjesë ekipet e Otrant (Ulqini), Shkëndija e Tetovës (Maqedoni) Besa e Pejës (Kosovë) dhe Tirana që përfaqëson Shqipërinë. Duke qenë kështu, pavarëisht se është një aktivitet i dorës së dytë dhe bardheblutë mund të luajnë me formacionin e dytë në këtë kupë, duket e palogjikshme që një ditë më pas të zbresin në fushë ndaj Vllaznisë. Deri më tani gjithsesi nuk ka një vendim zyrtar për shtyrjen e ndeshjes së kupës megjithatë kjo pritet të njoftohet në ditët në vijim.
© shkodrasport.com