Kombëtarja shqiptare pas disa orësh do të duelojë me Ukrainën në “Air Albania”, përballje që do të startojë saktësisht në orën 20:45 dhe që është e vlefshme për Nations League. Një sfidë e rëndësishme, pasi nga rezultati i kësaj përballjeje vendosen edhe fatet e kuqezinjve në grupin B1.
Ashtu si ndaj Çekisë edhe ndaj Ukrainës, Sylvinho ka vendosur të dërgojë në tribunë 4 futbollistë. Edhe në këtë sfidë Feta fetai dhe Simon Simoni do të qëndrojnë në tribunë, ndërsa 2 futbollisteët e tjerë që do t’i shoqërojnë janë Adian Bajrami dhe Andi Hadroj.
Ndërkohë në krahasim me duelin me Çekinë, ndaj Ukrainës Sylvinho ka vendosur të ketë në stol Jon Mersinajn, ndërsa Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi.