Nga Endri ÇINARI
Emocionet e shumta po e shoqërojnë Vllazninë e futbollit këtë fund sezoni. Ku kuqeblutë përveç se duhet të sigurojnë matematikisht “final 4”, duan edhe finalen e kampionatit. Për të luajtur deri në fund shanset për titullin kampion. Por të njëjtat emocione po i përcjell edhe Vllaznia në basketboll.
Kuqeblutë që e nisën sezonin plot skepticizëm dhe dyshime, kanë qenë me të vërtetë një surprizë pozitive. Ekipi i drejtuar nga Damian Bekteshi është në gjysmëfinalen e kampionatit. Duke tejkaluar çdo parashikim apo edhe objektiv të vendosur gjatë sezonit. E ditën e sotme, kuqeblutë luajnë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme deri në këtë fazë të kampionatit.
Në orën 19:00, Vllaznia do jetë vizitore në Durrës, në pallatin e sporti “Ramazan Njala”, ku do luajë gjysmëfinalen e tretë përballë “djemëve të detit”. Gjithçka është në barazpeshë totale mes shkodranëve dhr bregdetarëve. Gjysmëfinalen e parë Teuta e fitoi me shifrat 103-73 e ndërsa në të dytën në Shkodër, Vllaznia ktheu reston për rezultatin 86-81.
E pikërisht dueli i sotëm është shumë i rëndësishëm, pasi në rast të një suksesi, Vllaznia do luajë të dielën në Shkodër duelin që pastaj do i dërgonte në finale. Prandaj një vëmendje për opinonin sportiv shkodran, por edhe tifozët është sot në Durrës. Ku Vllaznia të vijojë me paraqitjet dinjitoze dhe fituese siç kanë bërë gjatë gjithë këtij sezoni, ku askush nuk e priste./www.shkodrasport.com/