Odise Roshi ka gjetur golin e parë me ekipin e ri të Erzurumsporit ditën e djeshme.

Në ndeshjen e tij të tretë, në shtëpi kundër Malatiasporit, Roshi shënoi në të 32-tën golin e parë të takimit pas një këndoreje ku mesfushori godet topin me kokë brenda në zonë.

Ndeshja u fitua 3-0 dhe fieraku doli nga loja në minutën e 90+1.