Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do e mbyllë sezonin e rregullt futbollistik ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi”. Me shkodranët që në ndeshjen finale të këtij edicioni të vlefshme për javën e 36-të presin Laçin. Ku kurbinasit vetëm shpresa dhe matematika i mban ende në garë për mbijetesën në Superiore. E në krahun tjetër kuqeblutë që duan suksesin për të ruajtur vendin e dytë në kampionat në përfundim të 36 raundeve.
Statistikat e sezoneve të fundit flasin për një traditë pozitive të kuqebluve në ndeshjen finale të edicionit. Kështu në sezonin e shkuar 2023-24, shkodranët u mposhtën në shtëpi në ndeshjen finale të sezonit me rezultatin e thellë 1-5 nga Skënderbeu. Në sezonin 2022-23, Vllaznia e mbyllte me një sukses sezonin. Ku 9 herë kampionët e vendit mposhtnin Bylisin në transfertë me rezultatin 1-2, shkruan shkodrasport.com
Me një fitore në shifrat 1-3 e mbyllte edhe sezonin 2021-22 ekipi i Vllaznisë. Që triumfonte kështu në transfertë ndaj Kastrotit. Edhe në edicionin 2020-21, kuqeblutë e mbyllnin si këtë edicion në shtëpi kundër Laçit. Ku ndaj kurbinasve imponoheshin në atë ndeshje me rezultatin 2-0. Në sezonin 2019-20, Vllaznia e mbyllte me një barazim 1-1 edicionin kundër Flamurtarit.
Shifrat tregojnë se Vllaznia në sezonet e fundit ka mbyllje pozitive të kampionatit. Me shkodranët që patjetër nuk duan të gabojnë aspak edhe ndaj Laçit në fundjavë. Ku ekipi i Brdariç kërkon pikët e plota, për të pasur gjithçka nën këmbët e tyre përsa i përket vendit të dytë në renditjen e kampionatit. Pozicion që të favorizon në ndeshjet e “final 4”, ku mjafton vetëm barazimi në gjysmëfinale për të kaluar më pas në finalen e kampionatit.(www.shkodrasport.com)