Air Albania mirëpret të shtunën në orën 19.45 ndeshjen mes Tiranës dhe Vllazninë, e vlefshme për javën e 16-të të elitës. Bardheblutë kanë bërë një njoftim për mediet, teksa nesër në orën 16.00 do të dalin para gazetarëve në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, trajneri Orges Shehi dhe një nga futbollistët më të mirë të kryeqtetasve, Ennur Totre.

25 vjeçari Totre po ndihmon tej mase ekipin për arritjen e rezultateve të rëndësishme, pasi në 15 ndeshje të luajtura, jo vetëm që ka kontribuar maksimalisht, por ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë pasin e fundit po kaq herë.

Tirana kryeson kampionatin me 33 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e Kukësit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Njoftimi:

Përshëndetje, Nesër, e Premte 14/1. Prononcim për Mediat i trajnerit Orges Shehi dhe lojtarit Ennur Totre. 16:00 Kompleksi Stërvitor “*Skënder Halili*” Njoftojmë se seanca stërvitore do të jetë e hapur 15 minuta për mediat. Faleminderit! Shënim: Biletat “Media” shpërndahen nesër në konferencë.