
Ndeshja Laçi- Vllaznia e vlefshme për javën e 19-të të Superligë shqiptare do të luhet ditën e dielë. Kjo është caktuar nga kalendari paraprak i Federatës Shqiptare të Futbollit teksa e ka lënë këtë takim për t’u luajtur në ditën e fundit të kësaj jave. Ndodh që edhe mund të ndryshojnë gjërat por gjasat janë që të mos ndodhë kështu. Edhe orari me shumë mundësi nuk do të ndryshojë, do jetë ora 14.00 për zhvillimin e saj. Në kushte të tilla, futbollistët e Vllaznisë nga dita e sotme do të nisin përgatitjet për këtë ndeshje. Kuqeblutë nuk ndodhen shumë larg arritjes së objektivit të tyre për të qenë në Kupat e Europës. Kalendari është përgjithësisht i favorshëm por para së gjithash duhet tentuar marrja e pikëve në këtë javë në Laç. Ja kalendari i ndeshjeve të mbetura të Vllaznisë deri në fund të kampionatit:
Java 19 Laçi- Vllaznia
Java 20 Vllaznia- Tomori
Java 21 Shkumbini- Vllaznia
Java 22 Vllaznia- Teuta
Java 23 Tirana- Vllaznia
Java 24 Vllaznia- Besa
Java 25 Flamurtari- Vllaznia
Java 26 Vllaznia- Kastrioti