Ndonese e gjithe vemendja per momentin eshte e fokusuar tek sfida e neserme e femrave ne mes Vllaznise dhe Real Madrid, ne fakt tifozet e zjarrte shkodrane nuk mund te lene pas dore edhe ekipin e meshkujve, ndonese nuk jane shume te kenaqur me ecurine e deritanishme te tij. Vllaznia do të luajë të premten kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Klubi shkodran ka bërë me dije që biletat kanë dalë në shitje prej të hënës.

Pritet një numër i konsiderueshëm trifozësh në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Në njoftimin e bërë përmes kanaleve të komunikimit, klubi shkodran bënte me dije:

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e hënë, 17 Tetor 2022, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – BYLIS, e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e premte, dt. 21 tetor 2022, ora 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët dhe oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit, për këtë takim, janë:

Nga dita e hënë, dt. 17 tetor 2022, deri ditën e premte, dt. 21 tetor 2022,

Ora 10.00 – 18.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

Çdo ditë, Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

ONLINE

– Duke filluar nga dita e Hënë, dt, 17 Tetor 2022, në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq-AL

Faleminderit!

Forca Vllaznia!”