Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjën sfidën e fundit në grupit B. Një ndeshje ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren për të synuar kualifikimin në fazën tjetër të këtij turneu.

“Të gjithë gati, po e presim me emocion. Shpresojmë me rezultat pozitiv se kemi nevojë.

Duhet të kemi durim të mos na kapin emocionet si me Italinë. Ekipi do luajë sa më fort.

Të mbajmë topin. Për mua ndeshja më e rëndësishme në karrierën time, e prisja që i vogël dhe shpresoj të kualifikohemi.

Duhet të jap maksimumin, të ndihmoj ekipin, mendoj për t’u kualifikuar”, u shpreh Strakosha.