Nga Endri ÇINARI
Ekipi i Vllaznisë ka vijuar me seancat e zakonshme stërvitore për ndeshjen e rradhës me Egantian. Duel që është i vlefshëm për javën e 31-të të Superiores dhe që do luhet ditën e enjte në transfertë për shkodranët. Të cilët kërkojnë reagimin pas humbjes së fundit ndaj Skënderbeut në shifrat 1-2.
Megjithatë pavarësisht se përpara kanë një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo kundër Egnatias. Trajneri, Thomas Brdariç ka “shpërblyer” ekipin me pushim ditën e dielë. Kjo për të relaksuar futbollistët dhe mos ngarkuar ata më shumë seç duhet.
Ajo që është vënë re në këto ditë është thuajse kompletimi në 100% i skuadrës së 9 herë kampionëve të vendit.
Por, sërish ndalesë do ketë për portierin Qarri, i cili u kthye së fundmi në stërvitje me grupin. Megjithatë gardiani shkodran duket se ende nuk është i gatshëm për skuadrën dhe nga ajo çfarë mëson gazeta, për 24-vjeçarin do ketë një ndalesë tjetër disa javore. Dhe kthimi i tij në fushë ose pranë skuadrës mendohet të ndodhë vetëm në fundin e këtij edicioni.