Vllaznia doli e zhgenjyer nga ndeshja me rezultati perfundimtar i ndeshjes se kaluar me Elbasanin sepse priste marrjen e tre pikeve, nisur nga loja qe zhvilloi dhe rastet e shumta te shenimit qe krijoi. Por perpos barazimit 0-0 dhe lenies se dy pikeve ne kete perballje, skuadra shkodrane ka dale edhe me “pasoja” prej saj.

Themi keshtu sepse tre lojtare kane dale me probleme prej saj dhe nuk do te jene ne gjendje te luajne me Vllaznine per ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit. Njeri eshte sulmuesi Essang Matouti qe u demtua rende ne shpatull ne minutat e fundit te ndeshjes dhe si rrjedhoje do t’i duhet se paku nje muaj pushim.

Dy te tjeret jane mbrojtesit Erdenis Gurishta dhe Milos Stojanoviç. Te dy ata jane ndeshkuar me kartona te verdhe ne sfiden me elbasanasit dhe si rrjedhoje ato kane plotesuar numrin kater te tyre. Çka do te thote se do te jene te skualifikuar per sfiden e ardhshme ndaj kurbinasve.

Ne kete menyre, trajneri Brdariç do te jete i detyruar t’i beje planet pa plot 5 futbolliste sepse siç dihet te pamundur per shkak te demtimeve vazhdojne te jene serish te pamundur per te luajtur edhe mesfushori Ardit Deliu dhe sulmuesi Ildi Gruda./www.shkodrasport.com/