Ndeshja e programuar qe te luhet te premten ne oren 13:00 mes Vllaznise dhe Bylisit hap dhe siparin e javes se 24-te te Superliges Shqiptare.
Nga opinion sportiv ne Shkoder, perballja qe do zhvillohet pas dy ditesh ndaj Bylisit shihet si nje perballje ne te cilen Vllaznia nuk mund lejohet me te beje hapa fals ne kampionat, gje qe do t’i kushtonte shtrenjte per vete objektivat serioze qe skuadra shkodrane ka kete sezon, por kjo mbetet te shihet.
Nje lajm i mire per pragndeshjen kunder miqve ballshiote eshte padyshim rikthimi i dy lojtareve qe per ekipin jane mjaft te rendesishem, siç jane Aleksander Isaevski dhe Herald Marku, nderkohe qe nga ana tjeter mungese e sigurte per kete ndeshje do jete braziliani Viktor Da Silva i cili u demtua se fundmi ne ndeshjen ndaj Kukesit.
Ne keto kushte, Vllaznia do kerkoje me ngulm fitoren dhe rikthimin ne rezultatet pozitive, gje te cilen ka deshtuar ta arrije ne 4 ndeshjet e fundit.
Andi GJURGJEJ