Ndeshja e neserme ndaj Vllaznise mund te jete e fundit per sulmuesin Ermir Rashica me fanellen e Skenderbeut. Kjo pasi klubi korçar ka arritur nje marrveshje me klubin ukrainas Metalist Kharkiv.
Bëhet fjalë për një ofertë të parefuzueshme nga korçarët, që kap një vlerë prej gati 800 mije eurosh, por me kushtin e finalizimit të transferimit në verën e 2025. Kjo është ajo që korçarët po presin për të shtuar financat, por edhe për të mos humbur cilësinë në këtë sezon në fazën sulmuese.
Edhe pse gjithçka po punohet nga klubi bardhekuq në fshehtësi, gazeta ka mundur ta mësojë se Rashica prej datës 20 janar do të udhëtojë për të kryer testet dhe për të mbyllur marrëveshjen me Metalistin, aty ku së fundmi është transferuar edhe Kristian Mba i Partizanit.
Në lojë për Rashicën është edhe klubi tjetër ukrainas LNZ Cherkasy. Në kushte të tilla korçarët presin të mbyllin një marrëveshje të rëndësishme për të rregulluar anën financiare të klubit, me qëllim për të pasur një siguri më shumë në sezonin e ri, kohë kur korçarët do të përgatiten për të synuar angazhimet europiane pas përfundimit të dënimit.