Humbja 0-2 ne Shkoder ndaj Vllaznise duket se do t’i kushtoje pankinen trajnerit te Bylisit Emanuel Egbo. Skuadra qe ai drejton ndodhet ne vendin e parafundit te renditjes dhe nje pozicionim i tille duket se nuk i ka pelqyer presidentit Kapllanaj.

Ai per kete arsye po mendon ndryshime ne pankine, madje ato i ka planifikuar qe perpara ndeshjes me Vllaznine. Per ta perforcuar kete gje, mjafton t’u kujtojme se te dielen ka qene i pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” edhe nje nga kandidatet per pankinen ballshiote. Behet fjale per Migen Memellin.

Ish- trajneri i Vllaznise e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna e medias, perkrah gazetarit Gerti Çarçani. Por duket se Memelli nuk eshte kandidati i vetem per pankinen e Bylisit.

Kjo sepse sipas disa burimeve te gazetes “Shkodra Sport”, nje kandidature e forte per te marre drejtimin e kesaj skuadre eshte edhe Nevil Dede. Madje, ai duket se eshte shume prane emerimit ne kete detyre dhe gjasat jane qe diten e shtune te jete ne pankinen e Bylisit ne ndeshjen e kampionatit ndaj Elbasanit./www.shkodrasport.com/