Pasditen e sotme ka qenë planifikuar të luhej ndeshja e rradhës për kampionatin e kategorisë së dytë në mes “Vllaznia B” dhe Kevitanit. Por në fakt, kjo ndeshje nuk është zhvilluar.

Arsyeja ka patur të bëjë me mosparaqitjen e ekipit mik. Megjithatë, futbollistët e ekipit të Vllaznisë B janë paraqitur në ambjentet e fushës sportive “Reshit Rusi” ku do të luhej ndeshja dhe bashkë me to edhe arbitrat dhe përfaqësuesit e tjerë të FSHF-së.

Këta të fundit kanë zbatuar rregulloren, kanë pritur kundërshtarin për disa minuta, më pas kanë zbritur në fushë bashkë me futbollistët e “Vllaznia B” dhe kaq ka mjaftuar që ekipi shkodran ta fitojë ndeshjen në tavolinë.

Kevitani ka shfaqur probleme në kampionat në ndeshjet e fundit dhe me shumë mundësi, është duke menduar për tërheqjen nga kampionati.
www.shkodrasport.com