Vllaznia u mposht në sekondat e fundit në “Loro Boriçi” nga Skënderbeu. Ndeshja e javës së shkuar ishte deçizive për zonën e “ftohtë” të renditjes, teksa shkodranët tanimë rrezikojnë ndeshjen shtesë të qëndrimit në Kategorinë Superiore.

Të besuarit e trajnerit Mirsad Jonuz do të udhëtojnë të mërkurën drejt Elbasanit, aty ku i pret Kukësi që ndryshoi trajner së fundmi.

Për kuqeblutë do të ketë tre dilema në këtë duel, me dy mesfushorët Ramadani e Bardulla që janë të dëmtuar. Në një gjendje jo të mirë është edhe sulmuesi Filip Hristov.

Tre dëmtime që duket se e kanë bërë me “dhimbje koke” trajnerin Jonuz, që duhet patjetër të marrë pikë në ndeshjen e radhës, për të luftuar deri në fund për evitimin e vendit të tetë./newsport/