Njukasëll dhe Notingam kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur në Angli.

Plot 7 gola u shënuan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të, teksa vendasit e Njukasëll fituan me përmbysje.

Dhe pse Notingam zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, Njukasëll gjeti forcën për të reaguar. Plot katër gola u shënuan brenda 11 minutave.

Notingam provoi të reagonte në pjesën e dytë, pasi shënoi dy gola. Në fund rezultati i buzëqeshi vendasve që morën 3 pikët.

Gara për zonën Champions është e hapur. Njukasëll i vendit të pestë është vetëm 3 pikë larg Notingamit.