Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Ëest Ham në “Emirates Stadium”, falë një goli të Alex Lacazette në minutën e 78-të.

Edhe pse sulmuesi francez shënoi, lojtari i ndeshjes ishte padiskutim Dani Ceballos. Kjo pasi ky i fundit ishte futbollisti që e preku më shumë topin në sfidën ndaj Ëest Ham, plot 121 herë.

Ceballos kompletoi 86 pasime të sakta dhe e rikuperoi topin plot 14 herë.

Fantazisti spanjoll kreu katër ndërhyrje të sakta, 5 vjedhje topi dhe fitoi 2 faulle në gjysmëfushën e kundërshtarit.