Kategoria Superiore nuk do të startojë këtë fundjavë siç ishte parashikuar nga shorti. Klubet kanë bojkotuar kampionatin deri në plotësimin e kushteve për Ligjin e Sportit nga ana e qeverisë.
Megjithatë skuadrat vijojnë përgatitjet. Kësisoj, sot Vllaznia dhe Teuta do të përplasin “brirët” në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme si miqësore.
Në orën 16:00 është programuar të luhet ky takim i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në valët e Televizionit Publik Shqiptar.
Durrsakët janë pjesë e sfidave të Europës, teksa javën e ardhshme do të përballen me Granadan.
Ndërsa Vllaznia thuajse është riformatuar nga e para dhe sot do të mund të shihet gjendja e futbollistëve në dispozicion.