Një barazim i çuditshëm me plot 12 gola u regjistrua në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës mes serbëve të Baçka Topola dhe FCSB të Rumanisë, e cila përfundoi 6-6, teksa ishte skuadra mike ajo që kaloi më tej.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Gradski” të qytetit të Sentës në Serbi, teksa 90 minutat përfunduan me rezultatin 4-4.

Sfida shkoi në shtesa, të dyja skuadrat realizuan edhe nga 2 gola të tjerë secila, duke bërë që rezultati të shkonte në 6-6.

Ishin penalltitë ato që vendosën kush do të kalonte më tej, ku miqtë u treguan më të saktë. Vlen të përmendet fakti se skuadra serbe e mbylli ndeshjen me 2 lojtarë më pak.