Supersfida e mbrëmjes mes Realit të Madridit dhe Dortmundit, rezultoi një spektakël i vërtetë me plot 7 gola, ku skuadra e Karlo Ançelotit, triumfoi me përmbysje 5-2 ndaj verdhezinjve.

Gjermanët e mbyllën në avantazh të dyfishtë pjesën e parë, falë golave të Malen dhe Gitens, ndërkohë që Reali zhvilloi një pjesë të dytë spektakolare, duke shënuar plot 5 gola.

Padyshim që ylli i mbrëmjes ishte braziliani Vinicius, i cili rrëmbeu skenën me tripletën e shënuar në minutat 62’, 86 dhe 90+3’. Dy golat e tjerë për Realin e realizuan Rudiger dhe Lukas Vaskez. Kjo ishte humbja e parë në Champions në këtë edicion për Dortmundin dhe fitorja e dytë për Realin.

FT: REAL MADRID – BORUSIA DORTMUND 5-2

Rudiger 60′, Vinicius 62′, 86′, 90+3′, Lukas Vaskez 83’/ Malen 30′, Gitens 34′