FSHF ka menduar që të kthejë Superioren në fushë që më datën 21 janar, pasi skuadrat do të përballen me një periudhë shumë të ngjeshur ndeshjesh në këtë moment të sezonit edhe për faktin se do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Plani është që ekipet të luajë në këtë ditë ndeshjet e javës së 18 për të mbyllur fazën e dytë, e më pas për të filluar pjesën e dytë të sezonit.

Sipas planit paraprak të FSHF, ndeshjet luhen të ndara në dy orare. Në orën 14:00, në fushë parashikohet të zbresin çiftet Luftëtari-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari.

Ndërkohë, në orën 17:00 parashikohet të luhen tre ndeshjet e tjera, që janë shumë interesante me përballje spektakolare. Skënderbeu-Partizani, Teuta-Laçi dhe Tirana-Bylis janë tre sfidat e programuara për atë orar të dytë më datë 22,

ndeshje të cilat do të shohin përballë njëra-tjetrës ekipe që kanë synime për kreun apo Europën ndaj do të garantojnë një shfaqje të bukur për tifozët për rikthimin në fushë të elitës së futbollit shqiptar.

Ndeshjet ishin planifikuar fillimisht të luheshin më datë 22 janar, por FSHF ka menduar që të afrojë me një ditë zhvillimin e tyre për t’i dhënë më shumë kohë skuadrave që të përgatitin periudhën e ngjeshur që vjen më pas kur do luhet çdo 3-4 ditë për shkak të Kupës. /vipsport/