Nga Endri ÇINARI
Statistikat e këtij sezoni në ndeshjet mes Vllaznisë dhe Laçit tregojnë për një barazpeshë mes dy skuadrave. Dy ekipet të cilat konsiderohen si më të fortat në veri dhe shpesh përballjet mes tyre janë cilësuar si “derbi” kanë pasur një balancë në duelet e këtij sezoni. Kështu në fazën e parë, në ndeshjen e zhvilluar në Laç do ishin vendasit që do dilnin triumfatorë.
Ku autogolit të Dajsinanit, kurbinasit do i përgjigjeshin me golat e Papes, Cordeiros dhe Mjakit. Në fazën e dytë do ishte Vllaznia që do i kthente “reston” bardhezinjëve. Shkodranët merrnin 3 pikët e plota në “Loro Boriçi” falë rezultatit 2-1. Ku për kuqeblutë shënonin Dodaj dhe Delaj e ndërsa për Laçin gjente rrjetën Bullari.
Në barazim do mbyllej dueli i fazës së tretë, ku Laçi i ndodhur në avantazhin e dyfishtë falë golave të Myrtes dhe Treses, do arrihej nga rrjetat e Mensah dhe Çobes.
Për rezultatin 2-2 në përfundim të 90 minutave në Kurbin. Të dielën do shikohet nëse dy ekipet do ruajnë këtë balancë mes tyre, apo ndonjëra prej skuadrave do arrijë të thyejë “akullin” e këtij sezoni.