Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes i cili u shpall Rrok Toma, doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren. Janë tre pikë shumë të rëndësishme për kampionatin që po zhvillojmë. Po stërvitem më shumë për të shënuar dhe të shënoj sa më shumë gola.
Jam një lojtar që unë mbroj mirë topin dhe luaj mirë me shpinë nga porta.
Me dy sulmuesa mund të jem më mirë pasi kam më shumë mbështetje, por këtë gjë e vendos trajneri dhe unë jam i gatshëm për çdo gjë. Ndeshjet me U-21 kishin një impenjim shumë të mirë, ndeshja ndaj Partizanit që nuk luajta më ka dhënë më shumë forcë dhe besim”, u shpreh Toma.