Nga Endri ÇINARI

Gjysma e parë e sezonit 2024-25 tashmë ka përfunduar në Superiore dhe ekipet po përcaktojnë dalëngadalë objektivat e tyre. Ku momentalisht dallohen skuadrat që janë të shkëputuar në top 4, ato që po tentojnë afrimin me katërshen kryesuese dhe ato që po luftojnë për mbijetesë. Statistikat e kësaj gjysme të parë të kampionatit tregojnë se skuadrat i meritojnë pozicionet ku janë aktualisht.

Për t’u ndalur veçanërisht tek Vllaznia, shkodranët e kanë mbyllur kampionatin pas 19 javësh në vendin e tretë. Pozicion ky që vjen pas 31 pikëve të grumbulluara gjatë këtyre raundeve. Ndeshjet shtëpiake kanë qenë një pikë e fortë e shkodranëve, të cilët në 9 duele të zhvilluara në shtëpi kanë marrë 18 pikë. Duke qenë kështu pas Dinamos ekipi që ka grumbullar më shumë pikë në ndeshjet si pritës.

Me blutë nga kryeqyteti që kanë marrë 22 pikë në 10 ndeshje të këtij edicioni deri më tani në shtëpi. E pikërisht është “nëndetësja” që i ka shkaktuar humbjen e vetme sezonale Vllaznisë deri më tani në “Loro Boriçi”.

Ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja i mposhti kuqeblutë me rezultatin 2-3 në javën e 16-të të sezonit. Edhe përsa i përket ndeshjeve si udhëtues, Vllaznia ndodhet në vendin e dytë.

9 herë kampionët e vendit kanë marrë 13 pikë në 10 ndeshje të zhvilluara jashtë Shkodrës. Në këtë statistikë më mirë ka bërë vetëm Partizani. Me të kuqtë që kanë grumbulluar 16 pikë në 9 ndeshje të zhvilluara jashtë stadiumit të tyre “Arena e Demave”./www.shkodrasport.com/