Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do rikthehet me një ndeshje në transfertë pas pushimit të kampionatit për shkak të angazhimit të kombëtares shqiptare. Kështu shkodranët do vizitojnë Rrogozhinën ditën e enjte, ku përballë do kenë vendasit e Egnatias në kuadër të javës së 31-të të kampionatit. Një duel direkt për vendet e para të renditjes, ku shkodranëve ndoshta iu lejohen pak hapa falsë në këto momente.

Megjithatë statistikat tregojnë që Vllaznia nuk humbet një ndeshje në kampionat prej 3 muajsh tashmë. Disfata e fundit e kuqebluve në një duel jashtë Shkodrës shënohet në datën 20.12.2024, ku në javën e 19-të të Superiores mposhteshin nga Partizani me shifrat 2-0. Nga ai moment, ekipi i Brdariç ka zhvilluar 5 ndeshje jashtë “Loro Boriçit” mes kampionatit dhe kupës.

Gjatë kësaj periudhe shkodranët kanë një barazim 0-0 në çerekfinalen e parë të kupës kundër Elbasanit. Ndërsa në kampionat kanë triumfuar 1-3 ndaj Teutës dhe barazuar 3 sfida kundër Dinamos (0-0), Laçit (2-2) dhe Tiranës (0-0).(www.shkodrasport.com)