Prej ditësh, media të ndryshme ndërkombëtare kanë vënë në dukje një interesim që PSG ka për Ousmane Dembele si zëvendësues të Mbappes, ku vazhdimësia e këtij te fundit te kampionët në fuqi nuk është aspak e sigurt.
Por sulmuesi i Barçës nuk ka marrë asnjë telefonatë dhe as nuk ka ndërmend të largohet nga katalanasit. Dembele është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij nën urdhërat e Xavi Hernandez.
Ai është shprehur se është i lumtur në Spanjë, ka besimin e plotë të trajnerit dhe madje ka një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e skuadrës. Familja e tij është gjithashtu rehat në Barcelonë. E duke parë të gjitha këto, asgjë nuk do ta tundonte.
Gjithashtu drejtuesit francezë nuk kanë pasur ndonjë kontakt zyrtar apo jo zyrtar për të përcjellë ndonjë interes, por edhe nëse ndodh përgjigja është e qartë: ai nuk do të lëvizë nga Barcelona.
Në fakt dëshira e Dembele është që ta rinovojë kontratën me katalanasit deri në qershor të vitit 2024. Kontaktet për vazhdimësinë e tij tashmë kanë filluar. Synimi është që ai të mbetet i lidhur me Barçën deri në vitin 2027./oversport/