“Klasikja” e futbollit shqiptar ose Derbi i Shqipërisë mes Vllznisë dhe Tiranës do të çelë javën e 21 të Kategorisë Superiore. Të premten në orën 18:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët presin Tiranën, që nuk njëh rezultat tjetër veç fitoreve në shtatë takimet e fundit.
Tifo-grupi “Power 12” ka menduar të “ndezë” këtë ndeshje, duke kërkuar mbështetje maksimale për ngjyrat kuqeblu që ata përfaqësojnë.Ultrasit shkodranë kërkojnë të nderojnë qytetin me një fitore në fushë si dhe mbushjen e shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi”.
Kujtojmë se ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës ka dhuruar shpeshherë edhe përplasje jashtë fushe, ndaj mobilizimi që gjithçka të shkojë mirë është i madh. “Ne jemi ato që kemi letren e lapsin dhe ne jemi ato që shkruajmë vetëm histori. Ne jemi VLLAZNIA. Ne kemi 101 vite histori.
Ne ishim aty ku te tjerët nuk kishin lindur akoma. Historia dhe pesha e kësaj fanelle është shumë e madhe”, shkruhet mes të tjerash në postimin e tifo-grupit.