Një ngjarje e rallë ka ndodhur në Serinë B italiane, te ekipi i Avellinos.
Klubi është dënuar me 1 mijë euro gjobë për shkak të spikerit të ndeshjes.
Në sekondat e fundit të 90 minutëshit të ndeshjes Avellino – Peruxhia, 2-0, arbitri i katërt akordoi “7 minuta shtesë”
, publiku vendas nuk e pranoi këtë dhe filluan fërshëllimat në stadium, ndëra spikeri i klubit të Avellinos përdor ironinë “12 minuta shtesë”.
Pikërisht për këtë ngjarje, klubi është dënuar me 1 mijë euro.
Avellino ka kërkuar ndjesë për ngjarjen në fjalë./newsport/