Kur dukej se gjërat po shkonin në mënyrën e duhur tek Veleçiku, papritur ka ndodhur ajo që askush nuk e mendonte.
Pesë nga titullarët e tij dhe që kanë mbajtur barrën e suksesit sezonin e kaluar, nuk kanë gjetur dot akordin me drejtuesit e klubit për kontratat e reja.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Lami e Osmani, mesfushorët Pelinku e Gokaj si dhe sulmuesin D.Çokaj. Për këto pesë sportistë, ka qenë vetë kryebashkiaku Marinaj që ka dhënë “OK”-in për mosrinovimin e kontratave.
Kësisoj kur pritej që Veleçiku të ishte shumë i fortë, ka ndodhur e kundërta. Megjithatë kanë ardhur lojtarë të tjerë dhe pjesë e tij tashmë janë edhe futbollistët Vjerdha, Bega, Markolaj etj.
Gjithsesi pa pese lojtaret e mesiperm, gjerat do te jene te veshtira per koplikasit ne objektivin e tyre per te qendruar ne kategorine e pare.
© shkodrasport.com