Kater dite me pare me disa pritje qe beri, ndihmoi Partizanin qe te merrte nje fitore me shume vlere ndaj Vllaznise brenda ne Shkoder. Aq sa trajneri i skuadres kuqeblu Mirsad Jonuz do ta çonte ne piedestal portierin Alban Hoxha duke e konsideruar ate njeriun e fitores se te kuqve.

Por nderkohe sot ndodh krejt e kunderta. Kete here kane qene vete tifozet e Partizanit qe jo vetem kane dale kunder tij por edhe e kane ofenduar e share.

Ka ndodhur keshtu në stadiumin “Selman Stermasi”, kur Partizani ka luajtur përballë Skënderbeut, duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3-1. Në një moment gjatë lojës, kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, ndërkohë që bëhej gati të shkelmonte topin nga zona e tij, disa tifozë prapa portës, e kanë ngacuar me fjalë “gardianin”, duke i thënë se kush ka qenë ai që e ka futur tek kombëtarja shqiptare.

Në një video të publikuar nga newsport.al, ndër të tjera, kanë nisur edhe ngacmimet për Çiljetën, e sharje mes palëve. Hoxha, nuk “kursehet”, por bën me shenjë nga tifozët, që të sqarohen jashtë stadiumit, kur të përfundonte ndeshja.

“Kush ta dha Kombëtaren ty …..”, dëgjohen të bërtiturat në shkallët e stadiumit. Ky pra eshte futbolli: Nga hero, brenda pak ditesh shnderrohej ne nje te urryer nga vete tuajet.