Bajerni ka rigjetur rrugëtimin perfekt në kampionat nën drejtimin e Jup Hejkens, pas një nisje shumë të dobët që i bën nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Një ndër problemet më të mëdha të bavarezëve në javët e fundit është reparti i portës. Manuel Nojer nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të muajit mars, ndërkohë që pasuesi i tij është Sven Ulrish, por ai nuk ishte i disponueshëm. Në këto kushte duhet që të luante Kristian Fruktl, edhe ky nuk mundi që të luante, edhe ky për probleme fizike.
Shpëtimtari në këtë rast ishte portieri Tom Starke. 36-vjeçari prej 6 vitesh ka luajtur rolin e portierit të tretë te Bajernit, por në fundin e sezonit të kaluar është bërë përgatitësi i portierëve të Bajernit.
Pas dëmtimit të Nojerit, Ançelotit i ka kërkuar që të stërvitej së bashku me ekipin për të qenë i gatshëm në raste emergjente. Intuita e strategut italian ka qenë shumë e rëndësishme, pasi Starke dje shpëtoi ekipin e tij pa pësuar asnjë gol.“Nuk e dija që do të luaja. E mësova vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes. Jam i lumtur që kam zhvilluar një tjetër ndeshje”, u shpreh Starke për mediat gjermane.